back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetLargimi i këshilltarëve të PD në Durrës/ Noka: Për bashkëpunim me PS...

Largimi i këshilltarëve të PD në Durrës/ Noka: Për bashkëpunim me PS dhe përfitime personale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se largimi i dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit është bërë me kërkesë të degës lokale.
Në një sqarim për opinionin publik, Noka bëri të ditur se kërkesa për përjashtimin e tyre ishte depozituar më herët nga strukturat e PD në Durrës, duke theksuar se vendimi është marrë mbi baza konkrete.

Noka theksoi se, njëri prej këshilltarëve ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa tjetri akuzohet për përfitime personale nga posti dhe bashkëpunim me këtë forcë politike.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:

Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.

Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.

Çdo interpretim tjetër është trillim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat