back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuShëndetiLargohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani/ Kush do ta...

Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani/ Kush do ta zëvendësojë?

Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani.

Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali.

Raportohet se të enjten do të bëhet prezantimi i drejtores së re me stafin drejtues të QSUT.

Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.

Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat