Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu ka përsëritur qëndrimin për mospjesëmarrje në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
“Për shumë seanca të cilat u shpallën jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë të paralajamëruara nga ne. Në këtë frymë ka qenë edhe seanca e fundit, e cila pa u kompletuar kryesia u mbyll seanca konstitutive. Në mbledhjen e cila është thirrur nga kryetari i kuvendit nuk do të marrim pjesë”, shtoi ajo, transmeton KosovaPress.
“Ne do të shohim fazat se si do të veprojmë. Bëjmë thirrje që të gjitha partitë politike t’i kthehen veprimet kushtetuese”, shtoi ajo.
Kujtojmë, Dimal Basha u zgjodh kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, por jo edhe kryesia prej pesë anëtarësh. Nënkryetarë u zgjodhën Albulena Haxhiu – Vetëvendosje, Vlora Çitaku PDK, Kujtim Shala LDK dhe Emilja Rexhepi nga komunitete jo shumicë serbe.



