Ditët e fundit, emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi është përfolur si një mundësi për kryeministre të një qeverie teknike në Shqipëri.
Emrin e saj e komentoi sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij, ku u pyet për këtë mundësi.
Berisha tha se Ypi është e njohur për veprat e saj, duke mos e rrëzuar tërësisht si kandidaturë, por theksoi se një qeveri teknike duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve politike.
“I kam lexuar, po unë nuk mund të bëj një koment. Ajo është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë pretendimesh ka. Por qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet nga të gjitha palët dhe mbështetet nga të gjitha palët”, tha Berisha.
Deklarata e tij vjen ndërsa emri i Ypit vazhdon të përflitet në media dhe në diskutimet politike mbi përbërjen e një qeverie teknike në Shqipëri.



