back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLejet e ndërtimit në kohë fushate, trafiku i drogës dhe lidhjet me...

Lejet e ndërtimit në kohë fushate, trafiku i drogës dhe lidhjet me zyrtarët e lartë/ Berisha nuk ndal denoncimet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një skandal të madh që, sipas tij, lidhet me blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të pushtetit dhe përfshirje direkte në një skemë kriminale që përfshin dhënien e lejeve të ndërtimit për grupet e narkotrafikut.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se gjatë periudhës prill 2024-maj 2025, në Shqipëri janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi, nga të cilat 450 leje janë firmosur gjatë periudhës zgjedhore, në një kohë që ligji e ndalon dhënien e tyre. Përfituesit kryesorë të këtyre lejeve, sipas tij, janë karteli i fuqishëm i Troplinëve, i cili kontrollon portin e Durrësit dhe konsiderohet një nga kartelët më të rrezikshëm në Europë për trafikun e drogës.

Berisha u ndal në rolin e Adelajda Rrokos, drejtoreshës së planifikimit urbanistik, dhe motrës së dy drejtuesve të njohur të kartelit Çela, duke theksuar se firma e saj në lejet e ndërtimit është në fakt firma e kryeministrit Rama.

Ai deklaroi se shumë kompani të lidhura me emra të njohur të botës së krimit, si Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini, kanë përfituar nga kjo skemë, ndërsa disa prej tyre kanë bërë edhe transferime fiktive aksionesh për të fshehur pronësinë.

Një rast i veçantë sipas Berishës është ai i Elvis Doçit, për të cilin tha se ka qenë në arrati ndërkombëtare, por falë mbështetjes së kartelit dhe pushtetit, ka vazhduar aktivitetin dhe transferimin e aseteve në mënyrë të paligjshme.

Berisha akuzoi qeverinë Rama dhe drejtuesit e saj për shkatërrimin e procesit zgjedhor, dhe për transformimin e zgjedhjeve në një farsë të blerjes së votave me anë të lejeve të ndërtimit dhe shpërblimeve të tjera financiare për bandat e narkotrafikut.

Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për këto akte që po dënojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat