Ylli i filmit The Wolf of Wall Street, 50 vjeç, dhe partnerja e tij, modelja italiane 26-vjeçare, po i afrohen dyvjetorit të lidhjes së tyre.
Ai dukej në humor të mirë, i rrethuar nga fansa që i kërkonin për fotografi dhe autografe.
Pas tij qëndronte Vittoria, e cila dukej shumë elegante me një fund të gjatë ngjyrë kafe dhe një bluzë të njëjtë, që kishte dantellë të kuqe rreth dekoltesë.
Ajo e kishte kombinuar setin me një bluzë të bardhë dhe flokët i kishte mbledhur në një bisht të gjatë dhe të lëmuar.
Vittoria mbante me vete një çantë të vogël të zezë dhe kishte zgjedhur syze dielli elegante për të plotësuar pamjen.
Të martën në mbrëmje, Leo ishte shoqëruar nga Juliette Binoche teksa i dorëzoi mikut të tij të ngushtë, Robert De Niro, çmimin e nderit Palme d’Or.
Aktori dukej elegant me një kostum bardh e zi nga Celine, teksa doli në skenë bashkë me presidenten e jurisë dhe aktoren franceze Juliette Binoche, 61 vjeç.