back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetLëvizje në PS/ Rama sinjalizon zgjedhje të mundshme në Tiranë

Lëvizje në PS/ Rama sinjalizon zgjedhje të mundshme në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim të mbyllur me deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhur në qarkun e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë së kryeqytetit. Mbledhja po mbahet në ambientet e një hoteli në Tiranë, ndërsa disa deputetë munguan për shkak të angazhimeve në seancën parlamentare.

Burime pranë takimit bëjnë me dije se Rama ka kërkuar që deputetët dhe drejtuesit vendorë të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe të dalin në terren për të forcuar lidhjen me komunitetin në funksion të zgjedhjeve.

Interesant është fakti se, sipas të njëjtave burime, Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve në Tiranë, ndonëse nuk ka dhënë asnjë sinjal të qartë për këtë. Megjithatë, ai nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark, duke lënë të kuptohet se fokusi është tek mobilizimi dhe komunikimi më aktiv me publikun.

Takimi vjen në një kohë kur Tirana është në vëmendje të zhvillimeve politike dhe hetimeve të strukturave të drejtësisë, çka e bën çdo sinjal të kryeministrit të interpretohet në funksion të lëvizjeve të mundshme politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat