back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizLidhja e tyre me P.Diddy/ Beyonce dhe Jay Z “ngrenë alarmin”: Po...

Lidhja e tyre me P.Diddy/ Beyonce dhe Jay Z “ngrenë alarmin”: Po marrim kërcënime me vdekje

Jay-Z  ka deklaruar se ai dhe familja e tij janë përballur me kërcënime me vdekje në mediat sociale, pas një padie të hedhur poshtë që e akuzonte atë dhe Sean ‘Diddy’ Combs për sulmin e një gruaje kur ajo ishte 13 vjeç pas MTV Music Awards 2000. Ndërkohë që padia është tërhequr, reperi ka mohuar me forcë të gjitha akuzat, duke i dënuar ato si të rreme dhe të dëmshme për reputacionin e tij.

Edhe pse gruaja ka hequr dorë nga padia, reperi i Empire State of Mind deklaroi se ai po përballet me reagime ndaj pretendimeve të saj “dashakeqe dhe fiktive”.

Ai gjithashtu theksoi se përdoruesit e mediave sociale kanë postuar mesazhe duke deklaruar se duan të “na “vrasin” ose “ekzekutojnë”.

Ai shtoi   se padia i  kishte shkatuar   ankth mendor. Në deklaratën e tij ligjore, ai përmendi se njerëzit në rrjetet sociale e kishin etiketuar atë si “satanist”, “trafikant”, “përbindësh” dhe madje “terrorist”.

Diddy, i cili u arrestua në shtator 2024, aktualisht përballet me 40 padi të tjera, shumë prej të cilave janë ngritur nga Tony Buzbee në emër të viktimave të supozuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat