back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetLidhjet me OJF e drejtuar nga Ajola Xoxa/ Bushka: Nuk e di...

Lidhjet me OJF e drejtuar nga Ajola Xoxa/ Bushka: Nuk e di çfarë i kanë bërë në prokurori kushërirës time

Deputetja Klotilda Bushka ka dhënë verionin e saj para deputetëve socialist për hetimet nga SPAK-u dhe konkretisht mbi lidhjen e kompanisë së bashkëshortit të saj me OJF e drejtuar nga Ajola Xoxa.

“Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh.

Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë”, ka thënë Bushka.

Më tej ajo ka pretenduar se nuk e ka penguar drejtësinë duke thënë se Ina Goxhajn, të cilën e ka kushërirë, nuk e ka ndaluar  të thotë asgjë.

 “Sa i përket pretendimit për pengesë të së vërtetës. Po e kam takuar vajzën në fjalë si person që kam punuar më parë dhe kam lidhje gjaku. Ina Goxhaj është kushërira ime. E kam qetësuar duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe i kam sugjeruar si juriste një kushërire të drejtat e saj. vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fsheh ndonjë të vërtetë sepse jam e para e interesuar që e vërteta të dalë. E kam kritikuar kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ajo ishte drejtoreshë nuk ishte ndryshuar nga viti 2017 edhe pse ia kisha kërkuar disa herë këtë gjë. Nuk di të shpjegoj çfarë ka ndodhur në prokurori apo çfarë trysnie ka ndjerë kushërira ime, që në bisedat tona private ajo i ka sjellë me kontekst tjetër. Kjo është e vërteta ime, por për këtë nuk jam thirrur kurrë”, tha Bushka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat