back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaLigji 7501: Tokat e pa regjistruara do të trajtohen nga kompani të...

Ligji 7501: Tokat e pa regjistruara do të trajtohen nga kompani të licencuara private

Regjistrimi i tokave të ndara sipas ligjit 7501, një nga sfidat më të mëdha të pronësisë në Shqipëri, ka hyrë në një fazë të re zbatimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur zbatimin e një projekti të gjerë për regjistrimin fillestar të këtyre tokave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar sektorin privat.

Sipas planit teknik të publikuar, 106 zona kadastrale në të gjithë vendin do të trajtohen nga kompani private të licencuara, të cilat do të angazhohen në terren për mbledhjen e dokumentacionit, përgatitjen e skicimeve teknike, përditësimin e hartave dhe verifikimin e të drejtave të pronësisë.

Kompanitë do të kryejnë identifikimin e pronave, krahasimin e dokumenteve historike me situatën faktike dhe përpunimin e të dhënave. Pas përfundimit të kësaj faze, do të hapet një periudhë shpalljeje publike ku qytetarët do të mund të shqyrtojnë të dhënat dhe të paraqesin kundërshtime në rast mospërputhjesh.

Vetëm pas kësaj faze, të dhënat do të regjistrohen në mënyrë zyrtare në regjistrin elektronik të pronësisë, duke u dhënë mundësi qytetarëve që të kryejnë transaksione të ligjshme mbi pronat e tyre.

Deri tani, regjistrimi fillestar është përmbyllur në 2,784 nga 3,058 zonat kadastrale në vend. 274 zona mbeten ende jashtë sistemit, kryesisht në zona rurale. Kadastra synon të përmbyllë 95% të këtij procesi deri në qershor të vitit 2026, ndërsa përfundimi i plotë në nivel kombëtar është planifikuar brenda vitit 2028.

Një komponent i rëndësishëm i kësaj reforme është digjitalizimi i dokumenteve dhe përditësimi i hartografisë. Deri më tani është përfunduar skanimi i 69% të dokumenteve të pronësisë dhe i 51% të kartelave të pronave, çka synon të përmirësojë transparencën dhe të shmangë konfliktet mbi pronësinë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës e konsideron këtë proces si hap vendimtar drejt modernizimit të sistemit të pronësisë në vend dhe garantimit të sigurisë ligjore për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat