Shqipëria ka përgatitur reformën e re për taksimin e pasurive të paluajtshme. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se taksa e pronës ka impakt të rëndësishëm financiar për pushtetin vendor, veçanërisht në një kohë kur po diskutohet edhe reforma territoriale.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se vendi ndodhet në fazën e parë të reformës dhe se shumë shpejt ligji për pronat do t’i kalojë qeverisë për miratim. Sipas tij, zbatimi i taksës së re parashikohet të nisë në vitin 2028.
Reforma synon të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e taksës së pronës, një detyrim ky që lidhet edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.



