Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të mbron qëndrimin se pavarësisht nëse Gjykata Kushtetuese konteston tri nene nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, shqipja nuk cenohet. Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, Mickoski tha se kushtetuesja po vepron ndaj neneve të cilët ishin rezultat i muskujve politik dhe jo rezultat i analizës dhe mundësisë për zbatim.
“Nëse shohim nga ana profesionale nga Komisioni i Venecias është thënë se këto dy nene janë problematike. Nëse shohim në aspektin funksional edhe tani këto 2-3 nene nuk aplikohen. Pema që mbillet shtrembër e tillë do të rritet. Këtë neve e kemi thënë edhe atëherë kur i miratua ligji”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski shpalosi hollësi nga letra të cilën kohë më parë ia adresoi kreu i BDI-së. Sipas tij, Ahmeti ka kërkuar që Mickoski t’i thotë gjykatësve kushtetues të mos veprojnë mbi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Në letrën e tij ai kërkonte që unë t’i them ose t’i urdhëroj gjykatësit kushtetues që të mos e bëjnë atë (për shqipen). Kjo është letra e tij. Përmbajtja e letrës së tij është të drejtohem ty Hristijan që t’i thuash gjykatësve kushtetues të mos e votojnë atë që është në rend dite. Me aq sa di një ose dy kreatorë të opinionit publik i rekomanduan që të ndalon me marrëzitë në opinion. 22 vjet i kishte njeriu për të bërë diçka”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
I pyetur mbi aferat korruptive dhe proceset hetimore, sipas Mickoskit opinioni së shpejti do ta mëson misionin e vërtetë të eksponentëve nga përbërja e kaluar qeveritare. /Alsat.mk