back to top
32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaLimaj: Lejini egot personale, Kosova nuk mund të presë

Limaj: Lejini egot personale, Kosova nuk mund të presë

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të lejnë egot personale anash dhe të formohen institucionet.

Limaj para mediva tha se partitë politike po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen.

“Kemi dëgjuar ditëve të kaluara vazhdimisht që kalkulimet janë politike e partiake…shpresoj që edhe qytetarët janë duke dëgjuar. Shpresoj që do të reflektojnë dhe do t’i ndëshkojnë të papërgjeshëmit që s’janë të gatshëm për krijimin e institucioneve. Kjo shmangie po i kushton Kosovës, dhe po e shihni çka po ndodh në botë. Ata politikan që nuk parashikojnë zhvillimet politike ata janë politikan të mahallave. Çka e motivon biznesin është klima. E kur s’ka klimë biznesi amortizohet. Iu bëj apel forcave politike ‘lejini egot personale dhe ejani të ndërtojmë marrëveshje politike’. Shteti nuk mund të pres, Kosova. Përmbushni vullnetin e qytetarëve që kanë votuar me shumicë”, ka thënë Limaj.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat