back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetFoto-“Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”/ Marshimi për 8 Dhjetorin, të rinjtë...

Foto-“Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”/ Marshimi për 8 Dhjetorin, të rinjtë e FRPD, para Kryeministrisë

Të rinjtë e FRPD, pas fjalimit të mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha në Qytet Studenti, kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Ata u vendosën para godinës ku të rinjtë demokratë po mbajnë fjalime të rastit.

Pjesë e manifestimit është edhe kreu i PD, ndërsa të rinjtë mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”. Marshimi vjen në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, për të kujtuar Lëvizjen e Dhjetorit që solli më pas ndryshimin e sistemit politik në vend.

Fjala e Berishës:

Të dashur anëtare dhe anëtarë të FRPD, sot ne nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushtet e një diktature të re, të një diktature, sado mund të çudisë, por studiuesit më të mëdhenj të diktaturave e kanë quajtur këtë lloj diktature formën më të keqë të diktayurave, mobokraci, apo diktatura e bandave, dhe kjo është e vërteta.

Shqipëria sot, përjeton një diktaturë. Një diktaturë, në të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinos së shqiptarëve, të një antishqiptari që nuk njeh ligj, kushtetutë, as moral.

Një diktaturë, e cila, procesi zgjedhor, zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë, në një farsë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipqri burgjet, arrestimet politike.

Ju, ndofta nuk keni lexuar. Por vetëm dy muaj më parë, diktatori i Tunizisë i fitoi zgjedhjet me 92%, por pasi arrestoi të tre liderët të tre partive opozitare të vendit.
Dhe nuk është e rastit, sepse e krahasojnë sot regjimin e Tiranës me regjimin e Tunizisë.

Një diktaturë e cila, ndërtoi me shpejtësi dhe në pabesi të plotë ndaj shqiptarëve dhe Europës, në këtë tokë, shtetin e parë të drogës, apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Një diktaturë që, shpërfill ligje, Kushtetutë, vendime gjykatash.

Por, miqtë e mi, kjo diktaturë e cila nisi me shndërrimin e Shqipëris në protektorat krimi, ka një moment dhe po ndalem në këtë moment, sepse ju duhet të ndiheni krenarë.

Në një mment të caktuar, mafia ndërkombëtare, me në krye Xhorxh Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, këtë monstër të vërtetë, i cili përdor miliardat e tij, për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, jo më pak se familjen, si bazë e shoqërisë për të shkonfiguruar identitetin, për të shkonfiguruar familjen, për të shkonfiguruar kombet.

Pra, pasi i dha Edi Ramës Drejtësinë në xhep me reformën e tij, tani, duhet t’i jepte në dorë opozitën dhe plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri.

Në atë periudhë gjykuan se kishte vetëm një pengesë. Një politikan pothuaj pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por që qendronte njëlloj si në diktaturën e parë, në vitet e fundit të saj, si avokat i interesit publik mbronte interesin publik, vlerat themelore të shoqërisë, vlerat e familjes, interesin kombëtar. Dhe ky ze duhej shuar, ndaj dhe e sanksionuan, me qëllimin e vetëm që, partia juaj, partia jonë të shdnërrohej në aleate të partisë së krimit, PS. Të krijohej koalicioni i gjerë.

Por merita juaj e madhe është kjo, se të parët midis të parëve, ju u ngritët kundër këtij puçi, kundër këtij grushti shteti që u bë.

Ju, e ndjetë të parët se këtu nuk ishte problemi i një njeriu, por këtu ishte problemi i fateve të lirisë, i sovranitetit të vendit. Këtu ishte problemi i vlerave themelore, mbi të cilat ndërtohet morali njerëzor, për të cilat PD qendron dhe do të qendrojë.

Dhe, ato orë, ato ditë, ishin forumet tuaja, të cilat u rreshtuan në krahun tjetër, në krahun e qëndresës kundër puçit, pavarësisht se nga kush vinte. Pavarësisht,s e vinte nga Uashintoni, aleati, partneri më i madh.

Por, miqtë e mi, e vërteta duhet të jetë ylli polar i çdo njëriu të civilizuar.

Dhe sot, pas 3 vitesh, natyrisht diktatura konsolidoi pozicionin e saj në mbështetjen pa kushte të perandorisë së Xhorxh Sorosit.

Kombi i madh amerikan bëri mrekullinë e madhe të lirisë, përsëri. Me 5 nëntor, i dha përgjigjen e merituar atyre të cilët kërkonin të ndryshonin identitetin e njeriut. Atyre, të cilët në mënyrë barbare i nxisin fëmijët në një udhëtim të paimajginueshëm. I trajtonin si kavje me hormone për t’i ndryshuar gjininë, se kjo do ishte arritja e madhe, ajo që kandidonte si kandidate për presidente. Ftonte proletarët të të gjithë vendeve, bashkohuni, ndryshoni gjininë, se po erdhët si ilegalë në SHBA do paguajmë ndryshimin e gjinisë.

Prindërit, do numertoheshin me emra, siç filloi në Tiranë, 1 dhe 2. Krijoheshin fermat e nëna për të lindur fëmijë të tretë, tani edhe numrin 3.

Kjo ideologji çnjerëzore marksiste-leniniste mori goditjen përfundimtare më datën 5 nëntor, dhe në Shtëpinë e Bardhë rikthehen ato vlera që njerëzit e lirë në gjithë botën ndajnë njëri me tjetrin. Perandoria e së keqes e Xhorxh Sorosit ka marrë një goditje fatale.

Por ne, përsëri jemi në diktaturë, dhe kjo diktaturë njëlloj si diktatura komuniste do të rërzohet se nuk ka të ardhme, por do të rrëzohet vetëm nga ju. Kjo dorëzohet në momentin kur ju, kur studentët, kur të rinjtë të vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me të.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat