Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Ilir Metaj për revokimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Kërkesa u depozitua më 16 shtator 2025, ndërsa vendimi u dha më 19 shtator nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 249 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Ilir Metaj për heqjen e masës së arrestit në burg, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.