back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLiri fjale apo rrezik për abuzime?/ Shpifja dekriminalizohet

Liri fjale apo rrezik për abuzime?/ Shpifja dekriminalizohet

Kodi Penal pritet të ndryshojë në fund të muajit janar, duke i dhënë fund ndëshkimit penal për veprat e fyerjes dhe shpifjes. Nisma është ndërmarrë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe gjen mbështetje edhe nga mazhoranca socialiste, duke hapur rrugën për një reformë të kërkuar prej vitesh nga Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare në funksion të garantimit të lirisë së shprehjes.

Sipas ndryshimeve të propozuara, fyerja dhe shpifja nuk do të konsiderohen më vepra penale dhe nuk do të dënohen as me gjobë, as me burg. Megjithatë, personat që ndihen të dëmtuar nga shpifja do të kenë të drejtën të kërkojnë dëmshpërblim përmes padive civile.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, e cilësoi këtë hap si një përmbushje të standardeve ndërkombëtare. “Shpifja kërkohet të shfuqizohet si vepër penale. Këtë e kërkon OSBE, Këshilli i Evropës dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare,” u shpreh ai.

Paralelisht, ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënime deri në 5 vite burg për kërcënimin apo dhunën ndaj punonjësve të medias për shkak të detyrës. Ky propozim ka hapur debat lidhur me përkufizimin ligjor të gazetarit.

Myzyraj ngriti shqetësimin se përcaktimi i statusit të gazetarit nuk duhet të jetë në dorën e qeverisë. “Nëse qeveria shkruan se kush është gazetar, unë protestoj,” tha ai.

Edhe deputetja Jorida Tabaku vuri në dukje paqartësitë që mund të lindin nga një përkufizim i tillë. “Nëse unë nesër largohem nga politika dhe jap mendime në media, a konsiderohem gazetare?” u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, deputetja socialiste Iris Luarasi theksoi nevojën për rregulla të qarta në profesionin e gazetarit. “Një badge nuk të bën gazetar. Duhet të jesh pjesë e një strukture me rregulla. Nuk mund t’u japim liri të gjithë shpifësve të shkruajnë çfarë t’u vijë në mendje,” deklaroi Luarasi.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Publike, Erjon Tase, sugjeroi që statusi i gazetarit të lidhet me organizime profesionale. “Kush janë gazetarët? Le të kenë karta anëtarësie në shoqata,” tha ai.

Organizatat mediatike kanë ngritur gjithashtu shqetësime për rrezikun e heqjes së dënimeve penale për nxitjen e urrejtjes, duke theksuar se hapësirat online janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj gjuhës së urrejtjes.

Ekspertët ligjorë pritet që në ditët e para të janarit të paraqesin propozime shtesë, që lidhen me përgjegjësinë e gazetarëve në publikimin e informacioneve sekrete dhe balancimin mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së interesit publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat