back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetLirimi i Berishës/ Evi Kokalari flet pa dorashka: Nuk ka lidhje administrata...

Lirimi i Berishës/ Evi Kokalari flet pa dorashka: Nuk ka lidhje administrata e Trumpit

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka reaguar pas lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të rrjeteve sociale, Kokalari  si gjithnjë ka folur pa dorashka rreth këtij vendimi.

Sipas aktivistes lirimi i Berishës ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama me qëllim për të legjitimuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe jo me indicie të administratës të Presidentit të sapozgjedhur Donakd Trump.

“Miq dhe militante! Berisha ta gezojë lirinë se dhe në atë moshë, nuk ka kuptim por Amerika dhe administrata e Trumpit s’kanë asnjë lidhje me vendimin e gjykatës së Ramës.

Berisha po lirohet që të legjitimojë pikërisht fitoren e këtij të fundit në 2025, megjithëse planet ju janë bërë pak lëmsh tashti që Grenell nuk u bë sekretar Shteti”, shkruan Kokalari.

Në postimin e saj Kokalari ka përmendur edhe njëherë akuzat e bëra sa i përket ndërtimit të kullës së “Mali i Tiranës”, ku më herët është shprehur se ky projekt është kaq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Madje në denoncimet e saj Kokalari ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë edhe këto të 2025-ës.

“Gjithashtu, ky vendim sot nuk ka asnjë lidhje me non-gratën. Personalisht, më intereson vetëm investigimi i kullës së malit. Për atë më bën mua kurban dhe atë çorbë do ta hanë me lugë dhe me pirunjë!”,  shkruan ndër të tjera Kokalari.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat