Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit më 23 shtator 2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, është ndërmarrë hapi i radhës në procesin institucional për plotësimin e këtij posti.
Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe të rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku pritet të zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.