back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”/ Alibeaj: Ne do të ecim...

“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”/ Alibeaj: Ne do të ecim me lista të hapura

Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e partive të vogla për listat e mbyllura, do të penalizohen shqiptarët dhe jo partitë. Kështu u shpreh në A2, Enkelejd Alibeaj sipas të cilit, me këtë sistem pjesa që nuk mbështet as Ramën dhe as Berishën nuk kanë arsye të dalin në votime dhe shqiptarët do të qeverisen nga pakica.

“Ligji zgjedhor është i partive, por mbi të gjitha i shqiptarëve. Penalizimi që u bëhet shqiptarëve është ky; që lista e mbyllur është e fshehtë nuk del as në fletën e votimit se këta i mban në xhep si njëri, si tjetri. Elektorati është i ndarë në 3 pjesë; me Ramën, Berishën dhe një pjesë e madhe nuk duan as njërin, as tjetrin.

Me këtë sistem kjo pjesë e madhe shqiptarësh që nuk mbështesin as njërin as tjetrin a gjejnë ndonjë incentivë të shkojnë në kutitë e votimit? Për Ramën e Berishën do të ishte shumë mirë që këta të mos dalin në votime. Dhe ky është mëkati më i madh që duhet të qeverisen nga pakica. Kjo pjesë duhet të dalë masivisht në votime”.

Sipas tij kjo pjesë duhet të dalë masivisht në votime dhe për këtë, Alibeaj shpjegoi se partia e tij Djathas 1912 do të shkojë në votime me lista të hapura.

“Ne Djathtas 1912, do të ecim me lista të hapura. Nëse është e moralshme dhe i shërben qytetarëve shqiptarë. Rama e Berisha vendosën që një parti që të regjistrohet dhe të ketë të dy listat; të hapurën dhe të mbyllur. Ne listat e mbyllura do t’i lëmë bosh. Ligjërisht mendoj që nuk ka asnjë problem se po, kam të drejtë të jap dorëheqjen. Ka shumë mënyra për të arritur te hapja e listave”.

Pa dashur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së tyre, Aliabeaj shprehu keqardhjen dhe tha se do të presë arsyetimin e gjykatës për këtë çështje.

“Do të shohim arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse çorbën e bën politika, dhe ka bërë politika. Në 26 korrik bashkuan votat dy grupimet politike për interesin e përbashkët si; pushtetin dhe kundër drejtësisë lënë çdo skrupull moral dhe bashkojnë votat. Do ta pranojmë se nuk ka zgjidhje tjetër. Unë kam keqardhje. Nuk dua të jem hipokrit në këtë sistem pushtetet janë të ndara. Është e natyrshme që mes tyre të mos ketë të njëjtin opinion, ndaj në këtë rast pakënaqësitë që mund të kemi, sa kohë je pjesë e njërës degë të pushtetit e kë gjuhën të prerë për të folur për palën tjetër”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat