back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetLobimi për heqjen e non grata-s së Berishës/ Monika Kryemadhi: S'më duket...

Lobimi për heqjen e non grata-s së Berishës/ Monika Kryemadhi: S’më duket ndonjë shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali Berishës.

E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku Kryemadhi u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.

“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme, bravo u qoftë.

Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë.

Ishte publike, kujt tjetër duhej t’i behej publike, Edi Ramës?

Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën.

Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat