back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetLorenc Vangjeli: Erion Veliaj është paditur nga një patronazhist/ "Po e luftojnë...

Lorenc Vangjeli: Erion Veliaj është paditur nga një patronazhist/ “Po e luftojnë nga brenda PS”

Analisti Lorenc Vangjeli tha në “Top Story” te Grida Duma në lidhje me vajtjen e Erion Veliajt në SPAK se padia është bërë nga një patronazhist i PS që ka inspirim nga brenda mazhorancës. Me tej analisti i njohur theksoi se Erion Veliaj po luftohet hapur nga PD, por në lidhje të fshehta me klane brenda PS, të cilët e shikonin si rival të fortë në mazhorancë.

Ndërkohë po sot Erion Veliaj deklaroi se “Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave, Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur. E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha Veliaj.

Por me tej Lorenc Vangjeli shtoi se lufta brenda  llojit mbetet më e ashpër, duke aluduar se lufta ndaj Veliajt vjen nga PS se kush do të marrë këtë parti.

Ndërsa analisti Ilir Babaramo shtoi se nuk mendoj se ka gisht  Edi Rama, pasi është para zgjedhjeve dhe do të jetë një zgrip i madh për PS-në, nëse godasin Veliajn. Por Babaramo insistoi se Erion Veliaj duhet të debatojë dhe të mos struket.

Preç Zogaj, te emisioni i Ylli Rakipit, sqaroi se nëse bie Erion Veliaj, do të jetë goditje fatale ndaj kryeministrit Rama në zgjedhje. Dhe që rrezikon të humb pushtetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat