back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaLufta e heshtur në Drejtësi/ Çfarë fshihet pas konfliktit, Xhafaj-SPAK?

Lufta e heshtur në Drejtësi/ Çfarë fshihet pas konfliktit, Xhafaj-SPAK?

Etleva Skonj

Që prej krijimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), marrëdhëniet mes kësaj strukture dhe aktorëve politikë e institucionalë kanë qenë shpesh të tensionuara. Një nga zërat më kritikë është ai i Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Drejtësisë dhe aktualisht kryetar i Komisionit Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Anti-korrupsionin.

Në përmbyllje të mandatit të komisionit që ai drejton, Xhafaj ka dhënë deklarata kritike ndaj SPAK-ut dhe ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si funksionon kjo strukturë.

Në një konferencë për mediat, ai tha se magjistratët e SPAK-ut e kanë humbur shansin për të diskutuar në tavolinë zgjatjen e mandatit të tyre, duke kritikuar mungesën e argumenteve konkrete nga ana e prokurorëve. Xhafaj u shpreh se ky nuk është problemi kryesor i sistemit të drejtësisë, por një temë që duhet trajtuar me përgjegjësi brenda institucioneve të drejtësisë.

Retorika e Xhafajt ndaj SPAK shpesh përcohet në media dhe në sallën e Parlamentit, duke ndikuar në opinionin publik dhe duke krijuar një atmosferë mosbesimi ndaj strukturës. Nga ana tjetër, SPAK vazhdon të shprehë gatishmërinë për të vepruar në kuadër të ligjit, duke mos u ndikuar nga presionet politike.

Deklaratat kundër SPAK-së nga Fatmir Xhafaj

qershor 2023, Xhafaj akuzoi SPAK-un për mungesë bashkëpunimi me institucionet e tjera të drejtësisë, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë reformën në drejtësi.

nëntor 2023, ai kritikoi SPAK për mungesë transparence në procedurat e emërimeve të prokurorëve, duke theksuar se kjo po ul besimin e qytetarëve.

mars 2024, Xhafaj theksoi se zgjatja e mandatit të prokurorëve duhet të diskutohet brenda institucioneve dhe se SPAK nuk kishte sjellë argumente të mjaftueshme.

korrik 2024, ai akuzoi SPAK për politizim dhe përdorim të mandateve për interesa të tjera përveç luftës kundër krimit.

nëntor 2024, Xhafaj tha se SPAK kishte humbur besueshmërinë dhe se duhej një reformë për të garantuar funksionimin e drejtë dhe të pavarur.

prill 2025, ai përsëriti se SPAK nuk kishte respektuar dialogun institucional dhe kishte dështuar në procese kyçe.

korrik 2025, në përmbyllje të mandatit të Komisionit Parlamentar, Xhafaj kritikoi mënyrën se si SPAK trajtoi kërkesën për zgjatje të mandateve.

A po hakmerret Xhafaj ndaj SPAK-ut?

Analistët dhe njohësit e politikës thonë se kjo retorikë kritike mund të lidhet me pakënaqësitë dhe përplasjet që kanë ekzistuar ndër vite mes Xhafajt dhe strukturave të SPAK-ut. Një nga arsyet kryesore është qasja e SPAK-ut ndaj disa çështjeve ku komisioni parlamentar kishte një rol mbikëqyrës, por që sipas Xhafajt, nuk janë trajtuar si duhet. Sipas tij, kjo lloj lufte ka elementë institucionalë dhe politikë, duke reflektuar edhe përplasjet më të gjera brenda sistemit të drejtësisë dhe politikës shqiptare.

“Veliaj”, molla e sherrit Xhafaj-SPAK?

Përplasjen e Xhafajt me SPAK, nga ana tjetër njerëz të politikës dhe jo vetëm e lidhin edhe me hetimet ndaj Erjon Veliajt.

Në shkurt të këtij viti, pas arrestimit të Erion Veliajt Fatmir Xhafaj, ka reaguar ashpër ndaj SPAK-ut.

Sipas tij Erion Veliaj nuk është një zyrtar i korruptuar.

“Personalisht bëj pjesë tek të gjithë ata që besojnë që Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshëm, por nuk i shoh gabimet e tij edhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh gjithë çështjen në fjalë dhe nuk pretendoj ta njoh në thelb, por për aq sa kam lexuar dhe me njohjen që kam se si është ndërtuar ky proces, kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale. Druaj se jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij, për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo përpara asaj çfarë ligji lejon e kërkon, pra që hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te përgjegjësia e personit konkret të cilin gjithsesi të fajshëm apo jo e përcakton vendimmarrja gjyqësore e të dy shkallëve dhe jo hetuesi e prokurori”, shkruante Xhafaj.

Më tej, Xhafaj shkruan se “duke lexuar vendimin gjyqësor që ka pranuar e certifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie “arrest me burg” bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedurial”. Ai  shkruante më tej se prokurori nuk bind.

Veliaj nuk e ka përmendur më të paktën publikisht, por vetëm ka ashpërsuar gjuhën me SPAK-un.

Realiteti eshte se sot Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë një figurë kritike ndaj SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e funksionimit të saj, transparencën dhe efektivitetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat