back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaLufta në Ukrainë ndryshon tregun e armëve/ Gjermania kalon Kinën

Lufta në Ukrainë ndryshon tregun e armëve/ Gjermania kalon Kinën

Studimi më i fundit i publikuar nga Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI) tregon se Gjermania ka kaluar Kinën dhe është bërë eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë.

Sipas raportit, gjatë periudhës 2021–2025, Gjermania përbënte rreth 5.7 për qind të eksporteve globale të armëve, duke kaluar lehtë Kinën që kishte 5.6 për qind. Në krye të renditjes globale mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 42 për qind të tregut të eksporteve të armëve, të ndjekura nga Franca me 9.8 për qind dhe Rusia me 6.8 për qind.

Ekspertët e lidhin rritjen e eksporteve gjermane me përpjekjet e vendeve evropiane për të rritur prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Konflikti ka ndikuar dukshëm edhe në strukturën e importeve globale të armëve.

Raporti thekson se Ukraina u bë importuesja më e madhe e armëve në botë në të njëjtën periudhë, duke përbërë 9.7 për qind të importeve globale, një tregues i drejtpërdrejtë i ndikimit të luftës në tregun ndërkombëtar të armëve.

Ndër blerësit kryesorë të armëve gjermane kanë qenë Egjipti, Izraeli dhe Ukraina. Këto tregje kontribuuan në një rritje prej rreth 15 për qind të eksporteve gjermane krahasuar me periudhën 2016–2020. Sipas SIPRI, rreth 24 për qind e eksporteve gjermane të armëve janë dërguar drejt Ukrainës si pjesë e ndihmës ushtarake.

Portofoli i industrisë ushtarake gjermane përfshin automjete të blinduara, municione artilerie dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ndër produktet më të njohura janë tanku Leopard 2, mjeti luftarak KF41 Lynx, transportuesi i blinduar Boxer (armored fighting vehicle) dhe sistemi i mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM air defense system, të cilat përdoren gjerësisht nga forcat ushtarake evropiane për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të kontinentit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat