back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 30 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Lufta” Rama-Veliaj/ Kryeministri shkarkon të besuarit e kryebashkiakut në Bashki, emrat

“Lufta” Rama-Veliaj/ Kryeministri shkarkon të besuarit e kryebashkiakut në Bashki, emrat

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia urdhrin që mban datën 19 Mars, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzve të më të afërt të tij.

Ky urdhër shfuqizon urdhrin e Ramës, i cili komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.

Raportohet se, policia bashkiake është urdhëruar që të mos lejojë hyrjen në institucion të dyshes Dokushi – Goxhaj.

Nuk dihet sesi është bërë ligjërisht anulimi i emërimit të Sara Goxhaj, dhe me pas shkarkimi i saj bashkë me Alban Dokushin, pasi kjo është kompetencë e Këshillit Bashkiak, ose e Kryetarit në detyrë Erion Veliaj.

Megjithatë nëpër qarqet mediatike flitet se kohët e fundit ka nisur një “luftë e ftohtë” mes Ramës dhe Veliajt, dhe kjo mesa duket është reflektuar me ndryshimet në Bashkinë e Tiranës në 24 orët e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat