back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLulzim Basha: Nuk luftohen krimi dhe korrupsioni me Ilir Metën dhe Elvis...

Lulzim Basha: Nuk luftohen krimi dhe korrupsioni me Ilir Metën dhe Elvis Roshin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ftuar në “MCN TV”, dha një mesazh të qartë për zgjedhësit shqiptarë, duke theksuar se vetëm një alternativë reale mund të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

Gjatë fjalës së tij, Basha nënvizoi se nuk mund të luftohet krimi dhe korrupsioni duke bashkëpunuar me figura të kontestuara si Ilir Meta dhe Elvis Roshi. Sipas tij, grupimi politik që ai përfaqëson ofron një zgjidhje të ndershme dhe profesionale, larg interesave personale apo përpjekjeve për të shmangur drejtësinë.

“Mesazhi im iu drejtohet atyre që u ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë dhe që duan një alternativë të vërtetë,” – u shpreh Basha.

“Pse? 5-shi nuk është alternativë. 5 është për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313. 1-shi, e them me keqardhje të madhe, partia e sakrificave të demokratëve, kësaj radhe nuk është alternativë, sepse kërkohet votë kundër krimit dhe korrupsionit me fjalë, por vota për 1-shin prodhon Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që në mënyrë ironike nuk janë kura, por janë simptomat e krimit dhe korrupsionit.”

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik vjen me një program të miratuar dhe të vlerësuar nga faktorë euroatlantikë, si dhe me një ekip ku “askush nuk është në këtë betejë për fatet personale, për të shpëtuar nga drejtësia apo për biznese politike”.

Në këtë linjë, Basha u shpreh i prerë se koalicioni i tij është i vetmi që ofron kandidatë të pastër dhe mbështetje të pakushtëzuar për punën e SPAK-ut, si një nga institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat