back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëMafia dhe krimi i organizuar më të fuqishëm, brenda sistemit të drejtësisë

Mafia dhe krimi i organizuar më të fuqishëm, brenda sistemit të drejtësisë

Nga Arben Llangozi

Parimi se ligji është i barabartë për të gjithë është një nga shtyllat themelore të drejtësisë në çdo shtet demokratik. Por rasti i Irena Gjokës tregon qartë se ky parim, në praktikë, nuk funksionon për të gjithë njësoj.
Për disa individë, ligji duket se bëhet elastik, interpretohet sipas interesit dhe mbrohet nga struktura që duhet ta zbatojnë atë. Vendimi i sotëm i KLGJ-së për të mos ndërprerë mandatin e gjyqtares vetëm sa e thellon këtë bindje tek publiku dhe krijon perceptimin e një krimi të rënd.
E kam thënë edhe më parë dhe e ritheksoj, banda më e rrezikshme në shqipëri është ajo e drejtësisë, sepse ajo vepron në heshtje, mban veshur petkun e ligjit dhe mbrohet pas procedurave formale.
Antarët mund të mos flasin me njëri-tjetrin, por funksionojnë mbi parime të forta besnikërie, duke mbrojtur antarin e tyre duke mbyllur radhët sa herë që sistemi vihet në pikëpyetje. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk pastrohet nga brenda, por vetëm thellohet në krizë.
Le të mos mendojë askush se populli shqiptar është injorant apo i paditur. Shoqëria sheh, gjykon dhe krijon perceptimin e vet mbi bazën e fakteve dhe vendimeve që merren çdo ditë.
Sot, perceptimi publik është i qartë dhe alarmant, vetingu ka dështuar dhe drejtësia mer vendime nga krimi. Drejtësia në vend që të reformohet, ka rënë në duart e një sistemi që vetëmbrohet dhe vetëjustifikohet edhe kur rastet janë flagrante.
Në sytë e qytetarëve, gjykatat tona nuk përfaqësojnë më drejtësinë, por një mekanizëm ku krimi, ndikimi dhe pazaret marrin vendime në emër të Republikës.
Kjo është drama më e madhe institucioneve të drejtësisë të këtij vendi. Dhe kjo dramë nuk ka mbaruar ende. Përkundrazi, skandale edhe më të mëdha pritet të dalin në vijim.
Unë personalisht do të jem në krah të publikut, si një spektator dhe një zë i ndërgjegjshëm, duke vëzhguar dhe duke ironizuar këtë sistem drejtësie skandaloz që ka humbur legjitimitetin moral.
Sepse kur drejtësia humbet besimin e qytetarëve, ajo pushon së qeni drejtësi dhe kthehet thjesht në një farsë institucionale.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat