back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetMalaj kundër Ballës/ Fyerjet ndaj protestuesve janë benzinë mbi zjarr

Malaj kundër Ballës/ Fyerjet ndaj protestuesve janë benzinë mbi zjarr

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja e Kuvendit i cilësoi protestuesit e opozitës si “lapanjozë”.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Malaj i konsideron deklaratat e Ballës si poshtëruese, provokuese dhe të padobishme, duke theksuar se një gjuhë e tillë vetëm sa nxit tensione dhe përkeqëson klimën politike në vend.

Sipas tij, etiketimi fyese i mijëra protestuesve përbën një nga veprimet më të ulëta që mund të bëjë një politikan dhe i ngjan “hedhjes së benzinës në zjarr”. Malaj kujton se edhe Partia Socialiste, në të shkuarën, ka përdorur forma të forta të mosbindjes civile, përfshirë pushtimin e podiumeve të Kuvendit, zhurmat me bilbila dhe tentativat për bllokimin e rrugëve kombëtare.

Duke iu referuar ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, Malaj ngre një pyetje të fortë drejtuar Ballës: se si do t’i quante sot protestuesit, nëse atë ditë nuk do të kishte ndodhur vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm gjatë protestës para Kryeministrisë.

Në fund të reagimit të tij, ish-ministri thekson se ka qenë dhe mbetet kundër tensionimit të jetës politike, pasi agresiviteti politik, sipas tij, rëndon më shumë mbi qytetarët sesa mbi vetë politikanët, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat