back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniMali i Zi, 300 mln euro për burimet e rinovueshme

Mali i Zi, 300 mln euro për burimet e rinovueshme

Ndërmarrja e energjisë elektrike në Malin e Zi, Elektropriveda Crne Gore, po planifikon të shpenzojë pothuajse 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme për burimet e rinovueshme të energjisë.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër dhe ndaj tendencave që vijnë nga Bashkimi Evropian, por sfida është që 40% e energjisë elektrike në Mal të Zi prodhohet nga termocentrali me qymyr i Pljevljas, i cili ka një rëndësi të madhe për vendin”, tha CEO i kompanisë shtetërore Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) Ivan Bulatović në panelin “A ka një Evropë të gjelbër pa një Ballkan Perëndimor të gjelbër”.

Bulatović njoftoi fillimin e punimeve të ndërtimit në fermën e parë me erë të EPCG. Në qershor të vitit të kaluar, kompania nënshkroi një marrëveshje kredie prej 82 milionë eurosh për parkun e erës Gvozd. Megjithatë, kohët e fundit përfundimi i fermës së erës është vonuar për shkak të problemeve me lejet.

Bulatović kujtoi se EPCG ka marrë dhe një kredi prej 40 milionë eurosh në Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për ndërtimin e njësisë së tetë në hidrocentralin e Peruçicës.

Ndërmarrja po vazhdon të zbatojë projektin Solar 5000+, i cili përfshin instalimin e impianteve diellore në ndërtesat e banimit, tha ai. “Kompania është plotësisht e përkushtuar ndaj projekteve të gjelbra dhe planifikon të materializojë më shumë nisma të tilla,” theksoi CEO.

Bulatovic shtoi se projektet e energjisë së rinovueshme me një kapacitet të instaluar prej 1.5 GW kanë marrë leje ndërtimi vitin e kaluar, duke shprehur bindjen se “nuk do të ketë mungesë të energjisë nga burimet e rinovueshme”.

Gjithashtu, kompania nënshkroi një memorandum mirëkuptimi një muaj më parë me ndërmarrjen shtetërore franceze të energjisë EDF./Kristi Ceta/SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat