back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuHapësira për studentëtManastirliu-Hasani me 100 studentë dhe pedagogë shqiptarë në Audiencën e Përgjithshme me...

Manastirliu-Hasani me 100 studentë dhe pedagogë shqiptarë në Audiencën e Përgjithshme me Papa Françeskun

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me mbi 100 studentë dhe pedagogë nga universitetet shqiptare, morën pjesë në Audiencën e Përgjithshme të Atit të Shenjtë Papa Françesku, e mbajtur në Aula Paolo VI në Vatikan. Në këtë takim domethënës, në kuadër të Vitit Jubilar, u përcollën mesazhet e vlerave universale të paqes, harmonisë, solidaritetit dhe humanizmit.

Pas audiencës, Ministrja Manastirliu, së bashku me delegacionin shqiptar, pati mundësinë të takonte Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.

Në këtë udhëtim simbolik e kulturor, studentët shqiptarë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti “Mesdhetar” i Tiranës, Universiteti “Roma TRE”, Universiteti “La Sapienza” dhe Universiteti i Studimeve të Perugias patën mundësinë të shkëmbejnë eksperienca dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e arsimit dhe edukimit si ura lidhëse mes popujve.

Në vazhdim të vizitës në Romë, delegacioni shqiptar, drejtuar nga Ministri Hasani dhe Ministrja Manastirliu, zhvilluan një takim me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Përgjatë këtij takimi, vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe dakorduam të çojmë më lart progresin e këtyre marrëdhënieve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat