Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës, përfshirë edhe votat e diasporës. Edhe pse Partia Socialiste arriti të marrë shumicën e votave nga diaspora, Partia Demokratike ka ruajtur mandatin e katërt në këtë qark, duke konsoliduar pozicionin e saj në veri të vendit, krahas Shkodrës dhe Kukësit, tre rajonet e vetme ku opozita ka qenë në epërsi.
Pas shpalljes së rezultateve, situata është tensionuar në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, ku ka pasur përplasje verbale dhe shtyrje fizike mes Taulant Ballës, dhe përfaqësuesit të PD-së, Flamur Noka. Të dy janë shtyrë, ndërsa debati i ashpër ka pasuar komentet mbi integritetin e procesit zgjedhor.
Por më pas, situata u qetësua. Të dyja palët kanë e pranuan rezultatin, teksa kishte edhe batuta e shtrëngime duarsh mes palëve. Kadeli i ka uruar fitoren Gjn Gjonit.
Me këtë rezultat, Aleanca për Shqipërinë Madhështore arrin të ruajë fitoren në tre qarqe të veriut: Lezhë, Shkodër dhe Kukës.