back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMandati i katërt: Rama premton paga minimale 700 euro dhe rritje të...

Mandati i katërt: Rama premton paga minimale 700 euro dhe rritje të pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka shpallur këtë të mërkurë planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe për pensionistët në kuadër të projektbuxhetit 2026, i cili është depozituar në parlament.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se për vitin 2026 do të rritet paga minimale për 307,850 punonjës, duke arritur në 500 euro, ndërsa në vitet në vazhdim pritet të arrijë gradualisht 700 euro. Përveç kësaj, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 milionë euro kostot e sigurimeve për punonjësit e sektorit privat.

Rritje e pensioneve deri në vitin 2030

Kryeministri njoftoi gjithashtu se pensionistët do të përfitojnë një rritje të përvitshme të pensioneve:

2026: 100 milionë euro shtesë, plus indeksimi

2027: 200 milionë euro shtesë, plus indeksimi 45 milionë euro

2028: 300 milionë euro shtesë, plus indeksimi 46 milionë euro

2029: 400 milionë euro shtesë, plus indeksimi 47 milionë euro

2030: 500 milionë euro shtesë, plus indeksimi 48 milionë euro

Rama theksoi se kjo do të sjellë rreth 1.7 miliardë euro më shumë për pensionistët gjatë mandatit të katërt qeverisës.

Mesazhi i kryeministrit

“Këto masa janë rezultat i angazhimit tonë për të rritur mirëqenien e qytetarëve. Fëmijët e këtij mandati dhe qytetarët e Shqipërisë do të përfitojnë nga investimi ynë për një qeverisje stabile dhe të drejtë,” tha Rama.

Ai shtoi se buxheti 2026 fokusohet te shëndetësia, mbrojtja sociale, infrastruktura, arsim, bujqësia dhe mbrojtja, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje reale të mirëqenies për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat