back to top
28.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetManjani: Kërkesa e PD për rinumërim, “zhvarrim" i panevojshëm që vetëm diskrediton...

Manjani: Kërkesa e PD për rinumërim, “zhvarrim” i panevojshëm që vetëm diskrediton opozitën

Ylli Manjani ka reaguar me kritika ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si një “zhvarrim” të panevojshëm dhe jo si një përpjekje për transparencë.

Në një postim në Facebook, Manjani thekson se kjo nismë vetëm sa “çimentohet pushteti” dhe sipas tij, PD po humbet edhe atë pak kauzë që kishte për parregullsi zgjedhore, veçanërisht duke u përballur me pretendime për vjedhje votash brenda vetë kandidatëve të saj.

“Po të isha në vend të PD-së do të ndaloja këtë proces diskretitues gjer në dhimbje,” shkruan Manjani, duke ironizuar se tani që ka filluar sezoni veror, transparenca nuk ka më kuptim dhe asnjë interes për të zbuluar se çfarë është “varrosur” në kutitë e votimit.

Ai përfundon me një frazë simbolike: “Por i vdekuri nuk ngjallet më… Të paktën këtej nga trojet tona nuk është ngjallur asnjë i vdekur deri më sot…”

Reagimi i Manjanit vjen në një moment kur PD kërkon rinumërim pas humbjes së zgjedhjeve, duke nxitur debate dhe tensione në skenën politike shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat