back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetManjani: Me këtë opozitë, e djathta në Shqipëri nuk ka shanse të...

Manjani: Me këtë opozitë, e djathta në Shqipëri nuk ka shanse të vijë në pushtet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeverisje të djathtë, por sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë me opozitën aktuale.

Në një reagim publik, Manjani u shpreh se vendit i duhet një qeverisje që të vendosë në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, duke mbrojtur pronën private dhe duke garantuar liritë themelore.

“Shqipëria ka nevojë për një të djathtë që t’i lërë më shumë para në xhep njerëzve, të marrë nën mbrojtje çdo sipërmarrës, ta shpallë vendin zonë të lirë investimi dhe të ndërtojë një ekonomi mbi baza prodhimi, jo vetëm konsumi. Duhet një shtet shërbëtor, me pushtete të ndara dhe që mbron të shenjtën pronë private,” u shpreh ai.

Por sipas Manjanit, e djathta shqiptare ka humbur kursin e saj politik dhe ideologjik, duke parë qytetarët më shumë si “të korruptuar e oligarkë” sesa si individë të lirë që meritojnë mbrojtje dhe mbështetje.

“Ne kemi nevojë për një koncept politik e qeverisës të djathtë, por kjo nuk vjen nga ajo që sot vetëquhet e djathtë. Për fat të keq, mbetet që të ndryshojë kurs Rama, sepse nuk ka asgjë tjetër vërdallë,” përfundoi Manjani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat