back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaMarco Rubio vizitë në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA

Marco Rubio vizitë në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio udhëton sot drejt Brukselit mes përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-së të, Donald Trump dhe evropianëve.

Vizita e Rubios e cila është planifikuar të zhvillohet nesër dhe të premten në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s , nis në ditën kur presidenti amerikan do të shpallë tarifat e reja që Uashingtoni do të vendosë edhe ndaj aleatëve të tij tradicionalë.

Në të njëjtën kohë Trump po shton presionin ndaj evropianëve, duke u bërë thirrje atyre të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen dhe të marrin më shumë përgjegjësi në luftën në Ukrainë, pavarësisht se ai i ka përjashtuar ata nga negociatat e drejtpërdrejta mes ukrainasve dhe amerikanëve nga njëra anë dhe rusëve dhe amerikanëve nga ana tjetër.

Rubio do të trajtojë gjithashtu kërcënimin e përbashkët që Kina paraqet për aleancën euro-atlantike dhe rajonin Indo-Paqësor gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e vendeve aziatike, si dhe në përgatitjet për samitin e NATO-s në Hagë këtë verë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat