back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiMaresca i mërzitur: Na mungoi goli, Chelsea duhet të përmirësohet

Maresca i mërzitur: Na mungoi goli, Chelsea duhet të përmirësohet

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, analizoi barazimin pa gola ndaj Brentford.

Mendoj se gjuajtëm më shumë se 20 herë në portën e kundërshtarëve dhe e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, Gjithsesi, në përgjithësi ishte një paraqitje e mire dhe më vjen keq që morëm vetëm 1 pikë.

Ne bëmë shumë ndryshime në skuadër, pasi luajtëm të enjten mbrëma. Ideja ishte ta fillonim ndeshjen në një mënyrë dhe ta përfundonim në një mënyrë tjetër. Mendoj se plani pothuajse funksionoi. Thjesht mungoi goli.

Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka më të mire. Por, në përgjithësi, kur gjuan më shumë se 20 herë, ke bërë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”.

Këtë javë, Chelsea do të luajë në Conference League: “Është një gjë e mirë për ne. Kur je trajner i Chelsea duhet të fitosh çdo ndeshje, jo vetëm në Ligën e Konferencës. Ka të njëjtin presion në çdo ndeshje”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat