back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMariah Carey tregon se mbetet “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shkëlqen me të kuqe...

Mariah Carey tregon se mbetet “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shkëlqen me të kuqe për të mirëpritur dhjetorin

Mariah Carey, e njohur si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, mahniti ndjekësit e saj në Instagram këtë fundjavë duke festuar ardhjen e dhjetorit.

55-vjeçarja postoi një video elegante, e cila e paraqet duke ecur me hijeshi në ritme të ngadalta, ndërsa në sfond dëgjohej himni i saj i famshëm i festave “All I Want For Christmas Is You”.

E veshur me një fustan të kuq mahnitës, me dekolte në formë V dhe detaje që nxirrnin në pah linjat e saj elegante, Carey i la të gjithë pa fjalë, shkruan DailyMail.

Kombinimi me doreza të përshtatura dhe një stil të kuruar të flokëve biondë të valëzuar shtonte më shumë hijeshi në paraqitjen e saj.

Në përshkrimin e videos, ajo shkroi: “Duke hyrë në dhjetor si…” duke e shoqëruar momentin me pozitivitetin dhe energjinë që e karakterizon.

Aktualisht, Carey është në kulmin e turneut të saj të Krishtlindjeve, i cili përkon me 30-vjetorin e publikimit të këngës së saj ikonike.

Turneu, i cili filloi më 6 nëntor në Highland, Kaliforni, do të përfundojë më 17 dhjetor në Brooklyn.

Me një setlist prej 26 këngësh dhe një kohëzgjatje prej 90 minutash, koncertet përfshijnë hitet e saj më të njohura dhe klasikët e Krishtlindjeve, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për audiencën.

“All I Want For Christmas Is You”, e publikuar fillimisht në vitin 1994, mbetet një fenomen global. /Telegrafi/

Turneu u njoftua në gusht dhe feston 30 vjetorin e hitit të saj të përjetshëm të festës, All I Want For Christmas Is You

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat