back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniMarrëveshja me Shqipërinë/ Meloni: Më kërcënuan me vdekje

Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni: Më kërcënuan me vdekje

Kryeministrja italiane ka përsëritur se “Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë” dhe sipas saj ato janë “gurthemeli në menaxhimin e flukseve të refugjatëve drejt Italisë”.

Meloni ka këmbëngulur se zgjidhja inovatore e Italisë ka surprizuar edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe sipas kryeministres italiane kjo është arsyeja se pse marrëveshja merr kaq shumë vëmendje nga Unioni.

“Ka një agresivitet të shtuar së fundmi sepse strategjia e qeverisë po funksionon. Zbarkimet e refugjatëve janë ulur me 60% dhe riatdhesimet janë rritur me 30% në dy muajt e fundit. Askush nuk e kishte pritur një imapkt kaq të madh të kampeve në Shqipëri. Kjo ka krijuar probleme serioze për trafikantët e qenieve njerëzore, që më kanë kërcënuar me vdekje së fundmi”, ka treguar Meloni.

Pak ditë më parë Këshilli i Evropës argumentoi se në Itali policia është raciste, kështu që edhe Italia mund të konsiderohet e pasigurt.

E pyetur në lidhje me këtë, Meloni u përgjigj duke thënë se Italia i ka përmbushur të gjitha detyrimet, por nuk mund të bëhet tranziti i miliona njerëzve që duan të transferohen nga Azia dhe Afrika drejt vendeve të BE.

“Bangladeshi sot që flasim ka afro 175 milionë banorë… Egjipti ka 104 milionë banorë… Më falni, por kush mund të përballojë flukset gjithnjë e në rritje për të ardhmen? Natyrisht, Italia nuk është ndër ato vende që u thotë “mos hajdeni”, por duhet sipas rregullave dhe mundësive tona, përndryshe do jetë kaos”, ka deklaruar kryeministrja italiane./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat