back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Marshi ynë vazhdon”/ Rama nga Brukseli: Synojmë që në 2025 të hapim...

“Marshi ynë vazhdon”/ Rama nga Brukseli: Synojmë që në 2025 të hapim të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli ku është për Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm që po bëhet sipas planit, ndërsa shtoi se shpresat janë që deri në fund të 2025 të jenë hapur të gjithë grupkapitujt.

Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit.

Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur.

Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, ka thënë Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat