Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, në fjalën e saj nga panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA.
Kos në panelin ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka nxitur BE përshpejtojë procedurat e integrimit ndërsa shtoi se BE është garantë për siguri dhe paqe.
“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtë që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet djalë për bashkimin e Europës dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme.
BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë.
Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen.
Sa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.
BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA”, tha ajo.