Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi këtë të hënë për rinumërimin e të gjitha votave në qarkun e Fierit.
Analisti Martin Leka u shpreh se kreu i PD Sali Berisha e trajton partinë si një pronë private. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti komentoi vendimin për rinumërim të votave në Fier, duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë.
Leka i ka cilësuar si veprime të shëmtuara dhe të dështuara të Berishës.
“Është një strategji në vazhdën e zgjedhjeve, një metodë për të shtyrë sa të mundemi në kohë, apo për të bërë të mundur që militantët e PD për të krijuar idenë se zgjedhjet ishin farsë. Apo për të s’fumuar zërat e PD që kërkojnë që Berisha të zbatojë nenin e famshëm “Basha”.
Pra gjithë kjo është një metodë për ta shtyrë në kohë dhe të gjitha rrugës, do jenë beteja që zoti Berisha i ka në funksion të karriges së vet. Ne e kemi thënë që Berisha nuk largohet sepse ai gjithmonë nuk i njeh zgjedhjet”, tha ai.
Më tej nënvizoi se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.
“Zgjedhjet nuk vidhen në qendrat e votimit, apo gjatë numërimit. Nëse ka probleme janë shumë përpara zgjedhjeve dhe nëse deri ditën e zgjedhjeve Berisha thoshte që do t’i fitojë, pra tregon diçka tjetër.
Unë mendoj që komisionerët i kanë firmosur të gjitha procesverbalet dhe janë edhe komisionerët e PD. Pra rinumërimi nuk ka asnjë vlerë reale, por ne këto do t’i shohim”, tha ai.
Këtë lëvizje, Leka e sheh si një lëvizje të Berishës për të mbajtur karrigen e tij.
“Kjo strategji nuk e ndihmon PD, por vetëm një njeri që është Berisha. Partia Demokratike është në nivele më të ulëta elektorale dhe të besimit. PD nëse nuk ndryshon kulturën e saj, të ashpërsisë, forcës, mungesës së debatit, të zbatimit të ligjeve të veta, nuk do sjellë asnjë ndryshim për PD.
Po institucionet brenda dhe jashtë vendit, KQZ, kolegjet nuk e kanë quajtur farsë. Por OSBE-ODHIR e thotë qartë edhe deklarata e DASH i ka përshëndetur këto zgjedhje”, tha mes të tjerash ai.