back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetVideo/ Masa sigurie të pazakonta në takimin e Ramës në Vlorë

Video/ Masa sigurie të pazakonta në takimin e Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë inspektuese në qytetin e Vlorës, ku ka ndjekur nga afër punimet në kantierin e projektit “Lungomare 4”, një prej investimeve më të rëndësishme në vijën bregdetare të qytetit.

Gjatë inspektimit, Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiakja e Vlorës Bruna Mersini dhe drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi, teksa theksoi se projekti synon ta kthejë zonën në një tjetër atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Sipas pamjeve të publikuara nga “Disidentët”, gjatë aktivitetit janë vënë re masa të shtuara sigurie, ku pjesëmarrësit në hyrje të një ambienti pranë Kinema Vlorës kalonin përmes një pajisjeje për kontroll metalesh, duke sugjeruar kontrolle të rrepta për të pranishmit në takim.

Në deklaratat e tij, Rama u shpreh se “Lungomare 4” do të rrisë ndjeshëm potencialin turistik të Vlorës, duke e bërë qytetin edhe më atraktiv për vizitorët gjatë sezonit veror.

Projekti konsiderohet pjesë e investimeve strategjike në infrastrukturën turistike të bregdetit jugor, me synim zhvillimin ekonomik dhe rritjen e fluksit turistik në zonë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat