back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMasa të reja ligjore për arkitektët në sektorin e ndërtimit/ Paralajmëron Rama

Masa të reja ligjore për arkitektët në sektorin e ndërtimit/ Paralajmëron Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një prezantim në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që mbështet universitetet dhe sipërmarrjen, ku u prezantua një start-up i ri shqiptar me fokus në financimin e sektorit të ndërtimit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal në sfidat dhe problematikat që hasen në zbatimin e projekteve të ndërtimit, duke theksuar nevojën për rritjen e besueshmërisë dhe përmbushjen e standardeve të larta në këtë sektor. Ai paralajmëroi se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin besnik të projekteve, duke qenë garantët kryesorë që projektet të mos devijojnë nga ajo që është miratuar.

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë. Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht? Pas procesit të miratimit, ku i jepet leja investitorëve dhe ndërtuesve, shpesh ndodh që gjërat shkojnë në një drejtim të paditur, me ndryshime të volumeve dhe detajeve që nuk ishin pjesë e projektit fillestar,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se për këtë arsye është e domosdoshme ndërhyrja përmes masave të reja ligjore që do të përfshijnë arkitektët si personat që mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projekteve sipas parametrave të miratuar.

“Kjo nuk është vetëm një çështje masash ligjore, por edhe vetëdije nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar, i cili mund të bëhet një burim shumë i shpejtë të ardhurash,” tha kryeministri Rama.

Fokusi në besueshmërinë e projekteve dhe përfshirja serioze e komunitetit të ndërtuesve dhe investitorëve vjen në një kohë kur Shqipëria po synon të tërheqë investime të reja në ndërtim, duke krijuar një standard të ri bashkëpunimi dhe përgjegjshmërie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat