back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMasa të reja për karburantet/ Qeveria ul akcizën me 20%

Masa të reja për karburantet/ Qeveria ul akcizën me 20%

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura vendimet më të fundit të qeverisë lidhur me tregun e karburanteve, duke njoftuar ngritjen e një Bordi Transparence dhe uljen me rreth 20% të akcizës mbi naftën.

Në një komunikim publik, Rama theksoi se këto masa synojnë të frenojnë rritjen e çmimeve, të rrisin kontrollin mbi tregun dhe të shmangin abuzimet në një periudhë të ndjeshme për ekonominë.

Sipas tij, Bordi i Transparencës do të garantojë që të mos ketë përfitues të padrejtë nga kriza e çmimeve, ndërsa monitorimi i tregut do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të evidentuar çdo shkelje të mundshme.

Paralelisht, qeveria ka vendosur një ulje të përkohshme të akcizës së naftës me rreth 20%, me qëllim lehtësimin e barrës për qytetarët dhe përdoruesit e automjeteve.

Megjithatë, Rama nënvizoi se prioritet mbetet mbrojtja e pensionistëve. Sipas tij, çdo e ardhur shtesë në buxhet si pasojë e rritjes së çmimeve do të përdoret për mbështetjen e kësaj kategorie.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se po punohet për një projektligj mbi rezervat strategjike, ndërsa paralajmëroi edhe futjen në treg të një faktori të ri publik, që synon të krijojë ekuilibër në çmime dhe të rrisë transparencën në tregun e naftës.

Një tjetër fokus i ndërhyrjes, sipas Ramës, do të jetë lufta ndaj evazionit dhe kontrabandës së karburanteve, përfshirë abuzimet me regjimin e tranzitit, duke premtuar masa konkrete dhe rezultate në një periudhë të afërt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat