back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaMasakra e Dobraçit/ Proda: Shumë shpejt do të kemi rezultate

Masakra e Dobraçit/ Proda: Shumë shpejt do të kemi rezultate

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka premtuar rezultate konkrete në lidhje me hetimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër me 4 viktima.

Në komisionin e sigurisë ku ishte për buxhetin, Proda ka thënë se ngjarje nuk ka pasur vetëm në Shkodër por edhe në disa qytete të tjera.

“Unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj qytetar. Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar. Grup i posaçëm duket sikur s’po punon, por unë me garanci po ju them që shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate. Ngjarja ishte e rëndë, sikur të kisha shkopin magjik ta ktheja kohën pas, besoj të gjithë nga ne do ta kishim vënë dorën në zemër për të mos ndodhur, por ja që ka ndodhur. Është fakt tani dhe duhet të përballemi. Ngjarje nuk ka pasur vetëm në Shkodër, situatë problematike ka pasur në disa qytete të Shqipërisë të cilat ne i kemi adresuar”, deklaroi Proda.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat