back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMasakra e Dobraçit/ Zyrtari i Policisë: Po dalin fakte të reja

Masakra e Dobraçit/ Zyrtari i Policisë: Po dalin fakte të reja

Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se fakte të reja po dalin në dritë në lidhje me masakrën me 4 viktima në Shkodër, ku dy ishin qytetarë të pafajshëm.

Jaupi tha në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ se ngjarja është në ndjekje dhe shumë shpejt do të zbardhet. Megjithatë, theksoi se zbardhje ngjarjeje nuk do të thotë informacion për persona specifikë.

“Është gjendje që ne duhet të reflektojmë, strukturat e policisë po e ndjekin pa ndërprerje, qoftë ngjarjen e Shkodrës, qoftë të Tiranës.

Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Është në ndjekje dhe çdo ditë dalin fakte të reja që ndihmojnë hetimin. Zbardhja nuk do të thotë se kemi informacion për x persona”, tha Jaupi.

Shkodra u trondit pasditen e 30 tetorit nga një atentat mafioz që la pas katër viktima.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën nga breshëria e plumbave. Ndërsa çifti Bashkim dhe Flutura Basha udhëtonin me një motor, i cili u përplas nga Benzi me të cilin udhëtonin Lici dhe Bushati. Flutura ndërroi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj humbi jetën pas 2 ditësh në spital.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat