Zyrtari i Policisë Rrugore, Ali Yzeiri, ka bërë thirrje për disiplinim më të madh të drejtuesve të automjeteve në lidhje me parkimin e dyfishtë dhe qëndrimin në vende ku ndalohet parkimi, duke theksuar se po zbatohen masa të reja për të parandaluar këtë fenomen që dëmton lëvizjen në qytet.
Në një intervistë për News 24, Yzeiri njoftoi se drejtuesit e automjeteve duhet të shmangin parkimin në vende të palejuara dhe të përdorin alternativat, si shërbimi urban, nëse nuk ka vende të lira për parkim.
Ai shtoi se për raste urgjente, si mjekësore apo për të ndaluar përkohësisht pranë farmacive, policia do të tregojë mirëkuptim, por theksoi se kjo nuk duhet të keqpërdoret për të abuzuar me hapësirat publike.
“Kur ka ndalim, është qëndrim i përkohshëm, vetëm për të marrë apo zbritur një pasagjer, dhe drejtuesi i mjetit duhet të jetë aty, gati për të nisur lëvizjen,” u shpreh Yzeiri. Ai shtoi se në rast mungese parkimi të lirë, duhet të përdoren mënyra alternative, si shërbimet urbane.
Policia paralajmëron masa të rrepta kundër atyre që bllokojnë qarkullimin dhe largohen nga vendi i parkimit, duke krijuar pengesa për trafikun.



