Një operacion blic i SPAK-ut, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një call center-i në zonën e “Myslym Shyrit”, i dyshuar për aktivitet mashtrimesh në një shtet tjetër.
Operacioni u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa BKH bastisi 6 ambiente, pasi call center-i dyshohet se ndryshonte vendndodhjen për të shmangur gjetjen dhe gjurmimin.
Si rezultat i këtij operacioni, 10 persona u vunë në pranga, ndërsa 2 drejtues të call center-it u shpallën në kërkim. Hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe verifikimin e aktivitetit kriminal ndërkombëtar.



