back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMashtrime, shantazhe e sekuestrime/ SPAK zbërthen skemën kriminale të mikrokredisë

Mashtrime, shantazhe e sekuestrime/ SPAK zbërthen skemën kriminale të mikrokredisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha mashtruese në fushën e mikrokredisë në vend, duke dërguar për gjykim 16 persona fizikë dhe 4 persona juridikë.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ka zhvilluar aktivitet të paligjshëm përmes shoqërive të mikrokreditimit dhe mbledhjes së detyrimeve financiare. Hetimi ka zbuluar se këto shoqëri kanë vepruar si një entitet i vetëm, me karakteristika tipike të një organizate kriminale.

Pasuri të sekuestruara

420 milionë lekë në llogari bankare

1.3 milionë euro në depozita, bono thesari dhe letra me vlerë

SPAK thotë se paratë janë sekuestruar në llogaritë personale dhe asetet e individëve të përfshirë.

Skema mashtruese dhe pasojat
Gjatë hetimeve është provuar se qytetarët, kryesisht në gjendje të vështirë ekonomike, janë futur në grackën e mikrokredisë përmes njoftimeve të shumta, telefonatave kërcënuese dhe presioneve të paligjshme nga punonjësit e shoqërive MCA dhe Final, të cilët vepronin nën urdhra të drejtuesve të skemës.

Qindra mijëra telefonata dhe mesazhe kërcënuese janë bërë ndaj debitorëve dhe familjarëve të tyre.

Dhjetëra-mijëra llogari bankare të qytetarëve janë bllokuar në kundërshtim me ligjin për vite me radhë.

Pasuri të paluajtshme janë sekuestruar dhe më pas kaluar me ankande fiktive në pronësi të shoqërive përkatëse.

SPAK thekson se, përveç dëmeve të mëdha ekonomike, kjo veprimtari kriminale ka shkaktuar edhe pasoja të rënda sociale, duke goditur shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

Çështja tashmë i është kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë akuzat ndaj të pandehurve për mashtrim, shkelje të ligjit mbi kredinë, dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat