back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniMazhoranca nuk e pranoi propozimin e LSDM-së për ligj të posaçëm për...

Mazhoranca nuk e pranoi propozimin e LSDM-së për ligj të posaçëm për Koçanin

Me vetëm 18 vota PËR dhe një i përmbajtur, Kuvendi nuk e pranoi propozim ligjin e LSDM-së për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia në Koçan. Nga LSDM nuk e kanë të qartë si mundet që shumica parlamentare të mos pranojë të ndihmojë të dëmtuarit nga tragjedia për të cilit përskaj ndihmave financiare, parashiheshin edhe lehtësime të tjera institucionale.

“Për ne me të vërtetë është e çuditshme dhe e pa pranueshme si VMRO-DPMNE dhe shumica qeveritare refuzojnë të diskutojnë për propozim ligj i cili është i dorëzuar nga LSDM dhe koalicionit i cili mundëson çdo lloj mbështetje për familjet e të dëmtuarve nga Koçani por edhe tragjedive të tjera. Mendoj se është e papërgjegjshme dhe e pa kuptueshme pse refuzohet një zgjidhje e tillë ligjore kur ekziston mundësi dhe praktikë që sjellje të zgjidhjeve të tilla ligjore”, tha Oliver Spasovski – LSDM.

Nga VMRO-DPMNE propozim ligjin e quajnë jo serioz dhe tentim për marketing politik.

“Ky propozim ligj është pjesërisht i pa zbatueshëm, pjesërisht hyn në kolizion me dispozitat e saja, ndërsa pjesërisht lidhet me të drejtat ekzistuese ligjore. Kjo tregon se bëhet fjalë për dokument i cili më tepër shërben për marketing politik se sa për mbështetje të vërtetë. Më tej, ligji në mënyrë eksplicite i favorizon të dëmtuarve nga ngjarje të caktuara, duke injoruar tragjedi të tilla të ngjashme”, u shpreh Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.

Propozim ligji parashihte ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe atë 80,000 euro për çdo viktimë ndërsa nga 1.2 milion deri në 5 milion denarë për të lënduarit, varësisht shkallës së invaliditetit. Gjithashtu parashiheshin lehtësime për prindërit të cilët janë në marrëdhënie pune por duhet të qëndrojnë afër fëmijëve të tyre gjatë mjekimit qoftë brenda ato jashtë venit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat