Mazhoranca nuk ka dhënë dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore të propozuara nga demokratët, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi përfundimtar do të merret në seancën parlamentare të 30 tetorit.
Sa i takon mocionit për Onkologjikun, socialistët kanë propozuar ta trajtojnë me një interpelancë, duke vendosur një afat 30-ditor.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një postim në “X” theksoi se partia e tij është e gatshme të pranojë çdo instrument kontrolli parlamentar, por të bazohet në ligj, vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe fakte, jo thashetheme.